Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 54-të: Një jetë të tërë ke qenë i gatshëm pë…

0
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 54-të: Një jetë të tërë ke qenë i gatshëm pë…
Gjigandi

Sot (e diel) ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbushur 54 vjet.

Në ditëlindjen e tij nuk ka munguar një urim i veçantë dhe emocional i djalit të tij, Endritit.

Përmes një fotografie që postoi në InstaStory ku shihet përkrah gjyshërit, Endriti shkroi se ndjejnë shumë mall, dashuri e krenari për të.

Foto: Endrit Thaçi/Instagram

RonaTyra

Ndër tjera, djali i Thaçit tha se presin kthimin e tij sa më të shpejtë në mesin e tyre.

“Babi, Çdo ditë e jetës tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty: shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në mesin tonë. Gëzuar ditëlindjen e 54!”, ka shkruar Endriti në postim.

Foto: Endrit Thaçi/Instagram

Kujtojmë që Thaçi bashkë me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu