Mikel Arteta: Xhaka është shembull për Ozilin e Guendouzin

0
Gjigandi

Mikel Arteta ka thënë se Mesut Ozil dhe Matteo Guendouzi duhet të ndjekin shembullin e Granit Xhakës për të shpëtuar karrierën te Arsenali.

Të dy mesfushorët ka kohë që nuk po luajnë te The Gunners, me lojtarin shqiptar që është bërë i palëkundur që kur u rikthye futbolli në Angli.

Forma e shkëlqyer e Xhakës është vërejtur sidomos në fitoren ndaj Liverpoolit në Ligën Premier, dhe në atë ndaj Manchester Cityt në FA Cup.

“Sfida ishte që unë t’i bëja të qartë Granitit që ka ende vend në skuadër për të dhe nga ai moment gjërat ndryshuan në të mirë për të”, ka thënë Arteta.

“Ai dërgoi një mesazh të qartë te pjesa tjetër e skuadrës, dhe nuk ka se si të mungojë mbështetja nga ne”.

RonaTyra

“Xhaka është një shembull për çdo lojtarë që nuk po luan në skuadër dhe si duhet shpëtuar karrierën”, ka thënë më tej spanjolli duke i thumbuar Ozilin e Guendouzin.

Xhaka duket se është larguar nga lista e largimeve me do të jetë së paku edhe për një edicion te Arsenali, së bashku me Shkodran Mustafin. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu