Masakër në SHBA/ Një i vdekur dhe tetë të plagosur pas një sulmi me armë zjarri

0
Gjigandi

Të paktën një person ka ndërruar jetë dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur në SHBA, pasi tre persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të tyre.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Washingon DC. Sipas CNN, dyshohet se tre personat e dyshuar kanë dalë nga automjeti i tyre dhe kanë hapur zjarr në drejtim të grupit.
Mësohet se nëntë personat e përfshirë ishin në moshë madhore dhe mes tyre ka pasur dhe një grua. Sipas shefit të policisë Metropolitane, Peter Newsham, dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa gjashtë të tjerët deri më tani kanë paraqitur një gjendje më të stabilizuar.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu