Nuk harrohet data e 15 nëntorit të vitit 1987! Në stadiumin e Prishtinës, sot “Fadil Vokrri”, Buduçnosti nga Podgorica, kishte pësuar debakël me rezultat 4:0 nga Prishtina, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit ish jugosllav.
Golat i kishin shënuar Mensur Nexhipi (37’), Vlladisllav Gjukiqi (38’ e 53’) dhe Kujtim Shala (67’).
Në atëkohë, në radhët e Buduçnostit u paraqitën dy emra të njohur, ish reprezentues të ish Jugosllavisë, malazezët Dejan Saviçeviqi dhe Predrag Mijatoviqi.
Formacioni i Prishtinës
Më vonë Mijatoviqi ka luajtur për Real Madridin nga viti 1996 deri 1999 dhe Saviçeviçi në Milan nga viti 1992 deri në vitin 1998.
Me 15 nëntor të vitit 1987, Mijatoviqi dhe Saviçeviqi pësuan humbje turpëruese në Prishtinë dhe sigurisht se do ta mbajnë mend edhe sot.
Pjesë e kësaj skuadre atëkohë ka qenë edhe portieri Bozhidar Vuksanoviqi i cili në vitin 1989 u bë anëtar i KF Prishtinës. Sot Saviçeviqi është kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Histori interesante e KF Prishtinës që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në pesë vitet sa ishte në ligën e parë të ish Jugosllavisë (1983-1988).