Zhgënjen Trepça ’89, Vushtrria befason

0
Gjigandi

Skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica dështon në vatër të vet, duke barazuar me rezultat 1:1 me Vushtrrinë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta”. 

Askush nuk e kishte pritur se Trepça ’89 do të zhgënjejë si vendas  dhe i fundosurit do t’i marrë pikë.

Në minutën e 78-të, Drilon Fazliu shënon për epërsinë 0:1, ndërsa  vendasin barazuan në minutën e 90+6 me golin e Arb Manajt.

Trepça ’89 është në vend të nëntë me 35 pikë dhe Vushtrria është i 11-ti me 18 sosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu