Meta, takim me kreun e sapozgjedhur të KLSH, Arben Shehu

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë priti sot në një takim Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.

Presidenti Meta, duke i uruar suksese në detyrën e tij, i kërkoi zotit Shehu, që veprimtaria e Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, e garantoi Presidentin e Republikës për ushtrimin me transparencë të funksioneve kushtetuese të institucionit për të cilin është votëbesuar ta drejtojë, në mënyrë profesionale dhe të depolitizuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu