Meta nga takimi me strukturat rinore: Koha për të përveshur mëngët, luftoni kundër shpopullimit të vendit

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta është duke mbajtur një takim me strukturat rinore.

Meta tha se vendi është në një drejtim të gabuar, ndaj është koha që partia e Lirisë të ‘përveshë mëngët’ për të luftuar shpopullimin.

Sakaq shtoi se largimi i të rinjve me rritmë kaq të shpejta është një e vërtetë ulëritëse, ndaj dhe duhet luftuar në interes të të ardhmes.

“Koha për të përveshur mëngët. Pas vendimit historik për krijimin e Partinë e Lirisë kisha kënaqësinë dhe kam kënaqësinë që një nga takimet e para ta zhvilloj me ju si përfaqësues të studentëve dhe gjimnazistëve të qytetit.

Shqipëria është në një drejtim të gabuar dhe shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu, prandaj e kemi sot edhe partinë e Lirisë si Parti të shpresës, të rinisë, si një parti kundër shpopullimit, dramës jo vetëm më të madhe që po përjeton çdo familje shqiptare, por njëkohësisht dhe kundër armikut më të madh të së ardhmes së Shqipërisë dhe interesave kombëtare. Që Shqipëria është në drejtimin e gabuar nuk është një retorikë dashakeqe, është një e vërtetë thellësisht shqetësuese dhe ulëritëse që e tregojnë të gjitha faktet”, tha ai

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu