Një mësuese veterane 63-vjeçare nga Karolina e Veriut, në SHBA, është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 17-vjeçar.
Ema Ogle, mësuese për këshillim karriere dhe edukimi teknik në një gjimnaz në SHBA, u arrestua për Halloween dhe ndaj saj u ngritën akuza për veprime të padenja me nxënës si dhe për krim kundër natyrës.
Sipas policisë, Ogle ka nisur një marrëdhënie me nxënësin këtë pranverë, dhe kanë kryer marrëdhënie gjatë verës.