Messi ‘trondit’ Barcelonën: Nëse vazhdojmë kështu, humbasim edhe ndaj Napolit

0
Gjigandi

Barcelona pësoi humbje shokuese në ‘Camp Nou’ kundër Osasuna, e cila me një lojtar më pak arriti të merrte tre pikë.

Kjo prishi ecurinë e katalanasve prej gati dy vitesh pa humbje në stadiumin e vet.

Më i dëshpëruari nga të gjithë dukej që ishte Lionel Messi, ylli i Barcës që assesi nuk po pajtohet me formën e klubit.

Argjentinasi në intervistën pas ndeshje duke tejet i mërzitur, saqë foli edhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve.

“Ne nuk donim ta përfundonim sezonin kështu por kjo tregon se si ka shkuar sezoni. Ne ishim një ekip shumë i çrregulluar, shumë i dobët, me intensitet të ulët… Ne humbëm shumë pikë dhe loja e sotme është një përmbledhje e sezonit”.

RonaTyra

”Nëse vazhdojmë kështu, do ta humbasim edhe ndeshjen ndaj Napoli”, u shpreh 33-vjeçari.

Kujtojmë se Barcelona takohet me Napolin më 8 gusht në kuadër të raundit të 16 më të mirave në LK. Ndeshja e parë në Itali përfundoi baras 1:1. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu