Messi apo Ronaldo, flet shqiptari

0
Gjigandi

Enis Bardhi ka treguar për “zgjedhjen” e tij në mes të Cristiano Ronaldos e Lionel Messit.

Futbollisti shqiptar i Mqedonisë së Veriut dhe i Levantes në La Liga, i është përgjigjur pyetjes lidhur me atë se kush është futbollisti më i mirë në botë për të.

Futbollisti 24-vjeçar po qëndron në qytetin e Valencias në përgatitje me skuadrën e tij, teksa nuk ka nguruar që të prononcohet edhe për media.

“Kam respekt për Ronaldon, pasi që ka bërë shumë për futbollin. Mirëpo për mua Messi është futbollisti më i mirë i të gjithë kohëve. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe vazhdimisht është dy hapa para të tjerëve në terren. Kjo e bën të veçantë. Derisa Ronaldo ishte këtu, Messi kishte konkurencë, ndërsa tani, askush nuk është afër me talentin e tij në kampionatin në Spanjë,” ka thënë mes tjerash Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu