Mësimi, 25 minuta nuk mjafton/ Nxënësit ankohen për maskat, prindërit për shkollën me turne

0
Gjigandi

Dita e dytë e shkollës ka pothuajse të njëjtat problematika si në 14 shtator. Grumbullime të mëdha, vështirësia e mbajtjes së maskës apo dhe organizimet e ditës së prindërve për të dërguar e marr fëmijët për shkak të orareve mësimore të shkurtuara.

“Organizimi bëhet sipas orareve. Një orë 25 min i bie që të vijmë ta marrim pas një orë e pak . Por mësimi pa ndërprerje, problem.”

“Për ne si pensionistë mirë është se angazhohemi por problemi mbetet për ata që janë në punë që duhet të punësojnë një kujdestar.”

“Mësimi nuk më duket shumë korrekt, se koha nuk është tamam për të mësuar më shumë.”

RonaTyra

“Na merret fryma me maskën. Mësuesja na ka dhënë lejë për ta lëvizur nga pak po shumë vështirë. Ta themi troç mezi e kuptojmë dhe mësueset neve. Se vetëm sytë na shohin e duhet të bërtasim fort që të na dëgjojnë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu