Europa është duke punuar për rifillimin e kampionateve. Klasifikimet janë të ndalura dhe përshkruajnë çfarë ka ndodhur me kampionatet përpara pandemisë.
Në disa raste, flitet për mesatare pikësh për të përllogaritur meritat sportive të skuadrave, në rastin se ndeshjet e luajtura janë të njëjtat dhe kampionati nuk rifillon. Kemi provuar të përllogarisim mesataren e pikëve të kampionateve europianë, dhe kanë dalë të dhëna shumë interesante.
Mesatarja e pikëve dhe raporti ndërmjet pikëve në klasifikim dhe ndeshjeve të luajtura. Në Shqipëri të gjithë skuadrat kanë luajtur 26 ndeshje përpara ndërprerjes dhe klasifikimi i mesatares së pikëve është vetëm një mënyrë e ndryshme për të llogaritur klasifikimin.