Mehmeti dhe Çejku të pikëlluar: Me keqardhje e me dhimbje e morëm lajmin për vdekjen e Qamilit

0
Gjigandi

Ish portieri i gjeneratës së artë të futbolli, Esat Mehmeti, po ashtu edhe ish mbrojtësi Besim Çejku, që të dytë kanë qenë edhe anëtar të klubit Liria nga Prizreni, janë të pikëlluar me vdekjen e bashkëlojtarit të dikurshëm,  miku të tyre Qamil Luli.  

“Me keqardhje e me dhembje e mora lajmin për vdekjen e mikut tim Qamil Luli…

Qamili ishte një model prej lojtari që i dha shumë sportit kosovar. Në emrin tim e gjeneratës KF Liria i shprehim ngushëllimet tona familjes Luli, FC Liria dhe mbarë opinionit sportdashës., ‘Legjendat nuk vdesin kurrë… Luli , Luli…Liria, Liria…’, ka shkruar Mehmeti.

Besim Çejku është i pikëlluar me ikjen në amshim të Lulit. “ Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur për vdekjen e mikut tonë dhe kolegut, ish futbollistit Qamil Luli.

Shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Luli dhe të gjithë futbolldashësve prizrenas”, ka shkruar Çejku.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu