‘Megatek’ i Dionis Teqes merr një jetë tjetër pas dy plagosjeve

0
Gjigandi

Qendra tregtare ‘Megatek’ po merr dita-ditës pamjen e një skene krimi. Më pak se një vit më parë dy të mitur të punësuar në këtë kompani janë aksidentuar rëndë. Një ngjarje kjo e paralajmëruar pasi erdhi nga mungesa e mjeteve mbrojtëse gjatë punës dhe punësimit të të miturve në punë të rënda të magazinimit. ‘Megatek’ pavarësisht këtij aksidenti të rëndë vijoi punën normalisht, pa dhënë asnjë shpjegim për mediat, dhe madje pa i ofruar ndihmë familjarëve të të lënduarve.

Po në qendrën tregtare të Dionis Teqes, mesditën e sotme ka humbur jetën një 32-vjeçar, pasi u aksidentua nga një mjet pune tip pirun. Shtetasi me inicialet L.D. ka marrë plagë të rënda, të cilave nuk ka mundur t’i mbijetojë. Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, disa orë pas ngjarjes.

Nëse drejtësia do të kishte ndërhyrë që prej plagosjes së dy të miturve ndodhur vitin e kaluar, viktima e sotme do të ishte ‘kursyer’.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

RonaTyra

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu