Mediat italiane shigjetojnë tifozët holandezë: Ishin të dehur, goditën shqiptarët

0
Mediat italiane shigjetojnë tifozët holandezë: Ishin të dehur, goditën shqiptarët
Gjigandi

ITALI- Mediat italiane kanë shigjetuar tifozët hollandezë për kaosin në Tiranë.

‘Përleshje të dhunshme shpërthyen në Tiranë gjatë natës në kuadër të finales së Ligës së Evropës mes AS Roma dhe holandez Feyenoord Rotterdam. Tifozët holandezë të dehur kanë goditur me karrige një shqiptar që i kishte shprehur mbështetjen e tij ekipit italian dhe viktima është dërguar me urgjencë në spital’- shkrujnë mediat italiane.

Komente u bënë dhe për tifozët italianë, të cilët sulmuan policinë me gurë dhe me shkopinj.

‘Mbështetësit e klubit italian kanë sulmuar më pas policinë me gurë dhe shkopinj.’- shkruhet në agi.it.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu