Vrasja e policit brenda në Komisariat, flet avokati i efektivit 25-vjeçar: Ishte shumë i tronditu…

0
Vrasja e policit brenda në Komisariat, flet avokati i efektivit 25-vjeçar: Ishte shumë i tronditu…
Gjigandi

Avokati i policit 25-vjeçar, Ludjan Zaimi, i cili tre ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e tij të shërbimit kolegun, Caush Saliasi brenda Komisariatit numër 3 në Tiranë është shfaqur i tronditur këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së arrestit.

Avokati i tij ka konfirmuar se i riu është shprehur në gjykatë me pak fjalë, duke e pranuar krimin që ka kryer por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen.

Në deklarimin e tij të shkurtër para trupës gjyqësore, avokati tha se klienti i tij ka treguar që merrte qetësues në kohën para se të ndodhte krimi.

“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur.

Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës.

RonaTyra

Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Nuk e përcaktoi por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje”

, tha avokati për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu