Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar sot pas një lajmi të publikuar nga media gjermane Der Spiegel, ku zbulohet se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nxjerr jashtë aeroplanit të kompanisë Lufthansa nga policia gjermane.
Sipas Der Spiegel, Rama u nxor jashtë nga policia pasi kishte refuzuar të vinte maskën, duke shkelur masat anti-Covid. Ngjarja ka ndodhur në Dhjetor të vitit të kaluar.
Në një postim në Twitter, Fuga e përgënjeshtron lajmin duke shtuar se incidenti në fjalë nuk kishte lidhje me vendosjen e maskës por me sjelljen e pahijshme të një prej anëtarëve të ekuipazhit.
Fuga ka publikuar edhe një email nga Lufthansa, ku kërkohet ndjesë për incidentin dhe sqarohen rrethanat e ngjarjes.
Megjithatë më herët sot, Der Spiegel publikoi një lajm ku pretendohet se Rama u shoqërua nga policia gjermane pasi refuzoi të vinte makën.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës”, ka thënë media gjermane.
“Kreu i qeverisë refuzoi aq me forcë kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore kundër Covid-19 në fillim të dhjetorit përpara nisjes së një avioni nga Frankfurt drejt Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se kapiteni gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, ka thënë Der Spiegel.
/abc24.al/
Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite. pic.twitter.com/lqNNMSXeOU
– Endri Fuga (@endrifuga) April 15, 2022