Arrestimi i Balliut dhe protestuesve te ‘Astiri’/ Përfaqësues te PD nisen drejt Drejtorise se Policise – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe disa qytetarë. Sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për 6 qytetarë.   Ata janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku po shkojnë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.   Kjo nuk është hera e parë që protestuesit e Astirit shoqërohen apo arrestohen. Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës la në burg tre të arrestuarit e datës 10 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu