Media e Beogradit “Kurir” sërish merret me futbollistin e Kosovës, Suad Sahiti.
Kësaj radhe media serbe e publikon reagimin e futbollistit të Kosovës.
“Reprezentuesi i ashtuquajturit Kosovë, Suad Sahiti, ka reaguar në mediat sociale pas një deklarate për mediat polake, duke sqaruar se “Beogradi nuk është shtëpia e tij”, shkruan mediumi serb.
“Të dashur qytetarë, në një intervistë që kam dhënë për një medium, shkrimi është me tendencë dhe i nxjerrë nga konteksti. Jam i lindur e i rritur në Beograd, por shtëpia ime është Prishtina dhe gjithë Kosova.
Sporti dhe politika bashkë nuk shkojnë, mund të thuhet e shkruhet gjithçka, por asgjë nuk mund ta ndryshojë krenarinë time për familjen dhe prejardhjen time.
Unë jam kosovar dhe me krenari kam veshur fanellën e kombëtares së Kosovës. Ëndrra ime është ta shoh Kosovën në Kampionatin Europian!”, thuhet mes të tjera në reagimin Sahitit në rrjetet sociale.