Me paralajmërimin më serioz për Lojërat Olimpike

0
Gjigandi

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka thënë se do të jetë e vështirë mbajtja e Lojërave Olimpike Verore vitin e ardhshëm nëse nuk ndalet pandemia.

Kjo ngjarje fillimsht ishte planifikuar të mbahej këtë vit, mirëpo është shtyrë për korrikun e vitit 2021.

Megjithatë prej tani ekzistojnë dilema nëse Lojërat do të zhvillohen edhe në datën e re.

“Ne kemi thënë se Lojërat Olimpike dhe ato Paraolimpike duhet të mbahen në formatin komplet, ashtu që të gjithë atletët dhe spektatorët të marrin pjesë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Abe, shkruan TCH.

“Do të ishte e pamundshme mbajtja e Lojërave në formatin komplet nëse nuk ndalet pandemia”.

RonaTyra

Ai ka thënë se Lojërat Olimpike “duhet të mbahen në një mënyrë që tregon se bota ka fituar betejën me pandeminë. Përndryshe do të jetë shumë e vështirë mbajtja e tyre”.

Japonia deri më tani ka regjistruar 13.895 persona të infektuar dhe 413 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu