Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë një intervistë me të vërtetë prekëse.
Numri një i “Citizens” konsiderohet si trajneri më i mirë në botë, por kjo gjë sipas tij, vlen zero, pasi ata që janë me të vërtetë më të mirët, janë doktorët, infermierët, shkencëtarët dhe të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur tonat.
“Mendoj se futbollistët po presin me padurim të rikthehen dhe të luajnë futboll, pasi ajo është jeta e tyre. Sa i takon gjendjes shëndetësore, të gjithë janë rikthyer të shëndetshëm dhe në formë optimale.
Ne ndjemi rregullat, protokollin që na është dhënë. Duhet ta ndjekim, s’ka alternativë tjetër. Kjo është gjëja kryesore, të bëjmë gjithçka çfarë kemi në dorë që ta luftojmë këtë virus.
Kam kuptuar se ne trajnerët, futbollistët, nuk jemi specialë: Njerëz specialë janë doktorët, infermierët, shkencëtarët, pastrueset. Ata vendosin jetët e tyre në rrezik për të shpëtuar tonat”, tha Guardiola për faqen zyrtare të Manchester Cityt.