Situata vijon të përkeqësohet ditë pas dite në Spitalin Infektiv, ku numri i të infektuarve me koronavirus ka shënuar një rritje të frikshme prej javësh.
Gazetari Erjon Skëndaj tha se në Spitalin Infektiv nuk ka më shtretër të lirë, ndaj dhe mbrëmjen e kaluar disa autoambulanca, që kanë mbërritur me të sëmurë, janë kthyer pas.
“Dje kanë mbërritur autoambulanca dhe janë kthyer pas, pasi spitali ka qenë i mbushur. Sot, kanë mbërritur pacientët e parë në COVID-3, ndërsa në Sanatorium janë shtruar 6 pacientët e pare”, tha gazetari.