Mbretëri e Bashkuar, ja vendet publike që hapen më 4 korrik

0
Gjigandi

Klubet e natës, restorantet, muzetë dhe kinëmatë pritet që të hapen me datë 4 korrik në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave të huaja, kryeministri Boris Johnson do t’i paraqes parlamentit planin për hapjen graduale të vendit.

Një ndër pikat që Johnson pritet ta prezantojë është ulja e distancës fizike nga 2 metra në 1 metër, në bazë të rrethanave të caktuara.
Klubet e natës, muzetë, kinematë dhe shumë vende të tjera publike në Mbretërinë e Bashkuar u mbyll që në mars për shkak të izolimit që solli pandemia e Covid-19.
Kujtojmë që numri i rasteve të reja dhe vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar është ulur në mënyrë të ndjeshme javët e fundit. Të hënën në Mbretërinë e Bashkuar u raportuan vetëm 15 të vdekur nga Covid-19, shifra më e ulët që pre 13 marsit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu