Mbledhje e grupit parlamentar, Berisha: Do të jem i pari që do të marr pjesë, ne s’jemi të ndarë

0
Mbledhje e grupit parlamentar, Berisha: Do të jem i pari që do të marr pjesë, ne s’jemi të ndarë
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se do të jetë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Në një deklaratë për mediat para selisë blu ai tha se nuk i ka ardhur një ftesë, por është njoftuar nga kolegët dhe do të marrë pjesë në mbledhje.

Pyetje: Zoti Alibeaj ka pranuar që në mbledhje të grupit të jenë edhe të përjashtuarit, por jo Sali Berisha?

Sali Berisha: I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe me zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse zoti Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju ka autorizuar ju.

Pyetje: A keni pasur komunikim me kreun e grupit parlamentar për mbledhje të përbashkët?

RonaTyra

Sali Berisha: Jo, nuk ka grup të ndarë, ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.

Pyetje: A ju ka ardhur njoftim për mbledhje?

Sali Berisha: Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj, normale.

vijon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu