Martinez dhe Boateng afër largimit nga Bayern Munich

0
Gjigandi

Bayern Munich pritet t’i largojë dy mbrojtës nga skuadra.

Javi Martinez dhe Jerome Boateng janë dy lojtarët që pritet të largohen nga ambientet e ‘Allianz Arena’, sapo merkatoja e verës të hapet.

Të dy mbrojtësit (Martinez i shndërruar), 31 vjeç, kanë marrëveshje të vlefshme në Munich deri në vitin 2021.

Sipas raportimeve të ‘Kicker’, Martinez dhe Boateng nuk pritet të vazhdojnë kontratat e tyre.

Javi Martinez ka humbur pozitën e tij në formacionin e Hansi Flick, duke luajtur vetëm në 18 ndeshje gjatë këtij sezoni.

RonaTyra

Boateng në anën tjetër raportohet se dëshiron qëndrimin, por ai mund të largohet, pasi skuadra synon afrimin e lojtarëve të rinj.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ofertat për dy lojtarët që viteve të fundit janë aktivizuar në qendër të mbrojtjes së Bayern Munich.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu