Marotta: Interi nuk ka biseduar për Chiesan, nuk ngutemi me Lautaron

0
Gjigandi

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka thënë se nuk ka negociata për yllin e Fiorentina, Federico Chiesa, ndërsa nuk ka nxitim për Lautaro Martinezin.

Interi duhet të mendojë është për të ardhmen, ku pritet të ketë disa ndryshime në ekip, ndërsa Marotta thekson se të luash në Ligën e Kampionëve edhe sezonin e ardhshëm është krenari.

“Ne kemi pasur disa kontakte me Manchester United për të kuptuar nëse mund ta zgjasim qëndrimin e tij (Sanchez) edhe pas play-offit të Ligës së Evropës me Getafen”.

“Ne po diskutojmë rinovimin e kontratave me shumë lojtarë, mbi të gjitha të rinjtë me të cilët dëshirojmë të punojmë për një kohë të gjatë, dhe kjo përfshin edhe Lautaron”.

“Ne po e bëjmë atë me qetësi, pa nxitim, pasi ka një raport besimi. Ai është i lumtur që veshi këtë fanellë dhe në momentin e duhur do të vlerësojmë të ardhmen e tij”.

RonaTyra

“Chiesa është një lojtar i Fiorentinës sot, ai madje mund të jetë një lojtar i Fiorentina sezonin e ardhshëm, kjo varet prej tyre. Unë mund t’ju siguroj se nuk ka pasur ndonjë qasje drejt tij apo negociatë. Ne e respektojmë Fiorentinën dhe lojtarin”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu