Marchisio: Duhet rifilluar kampionati, nuk ka mundësi të ketë 0% rrezik

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Claudio Marchisio ka bërë thirrje që Serie A të rifillojë.

Ish mesfushori i skuadrës së Juventus, Marchisio, është pro rifillimit të sezonit në Serie A.

Italiani beson se nuk mund të pritet që rreziku të jetë 0%, pasi një gjë e tillë është e pamundur të bëhet ndonjëherë.

“Shpresoj që të mund të kthehemi në lojë sa më shpejtë, sepse unë jam optimist, e dua futbollin dhe sinqerisht më mungon”, ka thënë Marchisio.

RonaTyra

“Unë lexoj se ka debate të shumta mbi rrezikun për infektim, por unë nuk do të doja që njerëzit të presin që të ketë 0 % rrezik, sepse ajo nuk ekziston në një sport kontakti si ky”, ka shtuar italiani.

“Duhet të provojmë të strukturojmë çdo gjë në rrezikun më të vogël të mundshëm, por nëse ne presim që rreziku të jetë 0%, atëherë nuk do të luajmë kurrë”, ishin fjalët e Marchisio.

Vendimi nëse protokoli mjekësor i FIGC është i pranueshëm pritet të merret në 24 orët e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu