Napoli ka pësuar një goditje të madhe në fitoren e mbrëmshme kundër Sassuolo.
Skuadra e Napolit po bënë një punë të shkëlqyer në Serie A, por ata duhet të mendojnë edhe për Ligën e Kampionëve.
Fitorja e mbrëmshme e Napoli kundër Sassuolo i ka kushtuar skuadrës së Gennaro Gattuso me humbjen e Kostas Manolas.
Qendërmbrojtësi i napolitanëve pësoi një dëmtim gjatë kësaj ndeshje dhe rreziku është i madh që ai të mos rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Barcelonës.
Kujtojmë se mbrojtësi nuk arriti mbrëmë të kompletonte të gjithë takimin.
Manolas është pjesë kyçe e skemave të Gattuso dhe mungesa e tij do të ishte ndihmë e madhe për Barcën, por fatkeqësi për skuadrën nga ‘San Paolo’.