Roberto Mancini ka komentuar situatën aktuale në Serie A.
Kampionati elitar i futbollit italian do të rikthehet në vikendin e 20 qershorit, duke rinisur nga xhiroja e 25-të, e cila nuk u kompletua asnjëherë.
Lazio dhe Juventus janë dy skuadrat që janë në kreun e tabelës, kurse pak më e shkëputur, por jo shumë larg, qëndron skuadra e Inter.
Mancini sheh se këto tri skuadra do të garojnë deri në fund për titullin e kampionit.
“Lazio dhe Juve do të luftojnë deri në fund, por ne kemi parë në Bundesliga se avantazhi i ndeshjeve vendas më nuk vlen”, ka thënë Mancini.
“Me këtë në mendje, mendoj se Inter mund të ketë shansin që të kthehet në lojë. Ne mund të shohim surpriza, por Juve mbeten favoritët sepse kanë shumë mundësi për rotacione në skuadër”, shtoi italiani.
Juventus aktualisht numëron 63 pikë në krye të tabelës, kurse Lazio ka një pikë më pak në pozitën e dytë. Inter qëndron me 54 pikë në pozitën e tretë.