Keqi: Pika ndaj Ballkanit, e rëndësishme!

0
Gjigandi

Flamurtari luan për mbijetesë në IPKO Superligën e Kosovës dhe barazimet në shtëpi gjatë kësaj mund të mos konsiderohen si rezultate pozitive, megjithatë barazimi ndaj një ekipi pretendent si Ballkani këtë të premte ka qenë shumë i vlefshëm.

Një rezultat ky që ka lënë të kënaqur trajnerin e skuadrës kryeqytetase Sunaj Keqi i cili në intervistën për Supersport deklaroi.

“Kundërshtari ishte shumë i rrezikshëm dhe nuk qëndron rastësisht në krye te tabelës, ka shumë lojtarë kualitativ”.

“Ne luftuan shumë por edhe kishim fat, pasi ata qëlluan shtyllën. Gjithsesi, duhet pranuar dallimin e skuadrave që luftojnë për titull dhe ato për ekzistencë. Nuk kishte shumë raste por nuk guxojmë të luajmë kaq hapur ndaj një skuadre për titull, pasi shumë lehtë kemi mundur të dënohemi por kishim fat”, ka thënë Sunaj Keqi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu