Mancini nuk humb shpresat për Balotellin

0
Gjigandi

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka patur shumë përplasje me Mario Balotellin. Ai u kap keq me të te Manchester City dhe e njeh mjaft mirë, pasi kanë punuar së bashku në Angli, Itali tek Interi dhe tanimë te kombëtarja italiane.

Numri një i stolit të Italisë mendon se sulmuesi mund të rikuperohet sërish, pavarësisht se e ka shkuar dëm talentin e tij. “Unë e dua shumë Marion, pavarësisht gjithçkaje që ai bën. E kam stërvitur kur ishte vetëm një fëmijë, fillova ta aktivizoja dhe ishte i jashtëzakonshëm për disa vite me radhë. 

“Unë akoma shpresoj se ai do të ndryshojë totalisht. Është 30 vjeç, ndodhet në kulmin e pjekurisë fizike dhe futbollistike. Shpresa ime është që do të ‘zgjohet‘ një ditë, por ai vazhdon të shpërdorojë talentin që zotëron. 

“Mund të them që është një djalë i shkëlqyer, i sjellshëm dhe i edukuar. Ia kam shpjeguar shumë herë që po e shpërdoron talentin që i ka dhuruar Zoti, mos të harrojmë që ka një fizik të hatashëm“, deklaron trajneri i Italisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu