Barcelona e ka hedhur poshtë edhe ofertën më të re të Manchester Unitedit për talentin e ri katalonas, Ansu Fati, pavarësisht se oferta e dytë ishte shumë më e lartë se ajo e para.
Në fillim të këtij muaji u raportua se menaxheri Jorge Mendes kishte rënë në kontakt me hierarkinë e Barçës për të biseduar në emër të Unitedin për Fatin, duke e hedhur në tabelë fillestare në vlerë 100 milionë euro.
Ajo ofertë u hodh poshtë, por nuk e frenoi Unitedin nga përgatitja e një oferte të dytë të përmirësuar për ta bindur gjigantin katalonas ta lëshojë talentin adoleshent.
Sipas The Times, oferta e dytë ishte 50 milionë më e lartë, apo 150 milionë euro në total bashkë me bonuse.
Por edhe kjo u refuzua nga Barcelona.
Barça ia ka bërë me dije të dërguarit të Unitedit se Fati mund të largohet nga Camp Nou vetëm nëse aktivizohet klauzola e lirimit e tij, në vlerë 170 milionë euro, e cila duhet të paguhet plotësisht.