Manchester City është gati të nisë negociatat

0
Gjigandi

Manchester City është gati të nisë negociatat për mesfushorin e Borussia M’Gladbach, Denis Zakaria.

Qytetarët po përgatiten të bëjnë investime të rëndësishme në merkaton e ardhshme, veçanërisht pasi CAS ka hedhur poshtë vendimin e UEFA-s për përjashtimin e tyre nga Champions League.

Sipas Rheinischen Post, City ka zhvilluar bisedime me Zakaria-n dhe përfaqësuesit e tij para se vendimi i UEFA-s të hidhej poshtë dhe tani pritet të rihapë negociatat.

Zakaria ka qenë në radarët e City-t që nga viti 2017-të dhe gjigantët e Premier League pritet të arrijnë një marrëveshje me M’Gladbach për zviceranin në muajt e ardhshëm.

Vlera e 23-vjeçarit në treg është 40 milionë euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu