Shakira rrezikon dënimin me burg, i faktohet evazioni fiskal prej 14.5 milionë eurosh

0
Shakira rrezikon dënimin me burg, i faktohet evazioni fiskal prej 14.5 milionë eurosh
Gjigandi

Gjykata e Barcelonës ka zbuluar prova të mjaftueshme të evazionit fiskal ndaj Thesarit prej 14.5 milionë eurosh midis viteve 2012 dhe 2014. Sipas raportimeve, këngëtarja e njohur e Pop-it, njëherazi gruaja e futbollistit katalanas Gerard Pique, fshehu një pjesë të të ardhurave të saj në një rrjet kompanish të vendosura në parajsat fiskale për të shmangur pagesën e taksave.

Gjykata e Barcelonës ka rrëzuar ankesën e bërë nga këngëtarja kundër shkallës së parë. Dënimi që do të kërkojë Prokuroria në këtë situatë ende nuk është zbardhur. Kujtojmë se Shakira i ka paguar tashmë këto 14.5 milionë euro të pretenduara nga Thesari, krahas 3 milionëve interes. Megjithatë, kjo nuk e përjashton mundësinë që përfundimisht të shkojë në gjyq.

Avokatët e artistes kolumbiane kanë këmbëngulur në pafajësinë e saj: “Sjellja e Shakira në çështjet e taksave ka qenë gjithmonë e patëmetë në të gjitha vendet në të cilat i është dashur të paguajë taksat. Ajo ka besuar dhe ndjekur me besnikëri kriteret e specialistëve dhe këshilltarëve më të mirë ekspertë”.

Mbrojtja e Shakirës do të insistojë që ta mbrojë klienten e saj me, siç ka theksuar ajo, “argumente të rënda ligjore” dhe gjithashtu “prova të verifikueshme”. Në fakt, mbrojtja e këngëtares e cilëson rrëzimin e apelit si “thjesht një hap më shumë në proces, i cili tashmë vazhdon rrjedhën e zakonshme”.

Për momentin, Gjykata e Barcelonës miratoi vendimin e gjykatës që gjeti indikacione se këngëtarja i ka konsumuar krimet fiskale, duke pasur parasysh se midis viteve 2012 dhe 2014, kolumbiania kaloi më shumë se 183 ditë në Spanjë dhe kjo është arsyeja pse ajo duhej t’i paguante taksat.

RonaTyra

Prokuroria beson se këngëtarja nuk i ka përmbushur detyrimet e saj tatimore për tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi pasurinë duke mbajtur një rrjet korporatash për të paguar më pak taksa.

Në këtë kuptim, Thesari dhe Prokuroria besojnë se në vitin 2012, këngëtarja e kishte rezidencën në Spanjë, që kur kishte nisur lidhjen me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, pavarësisht se ajo bëri udhëtime profesionale nëpër botë.

Në fakt, avokatët e këngëtares kishin paraqitur certifikatë qëndrimi të përhershme në Bahamas deri në vitin 2015. Për të argumentuar këtë prani të këngëtares kolumbiane në Spanjë janë gjurmuar rrjetet e saj sociale, faturat apo përdorimi i kartave të kreditit.

Pra, Prokuroria dyshon se ajo ka kryer gjashtë krime fiskale, ndaj dënimi me burg që do të kërkojë do të jetë i lartë. Në total, prokurori e vlerëson 12.3 milionë euro shumën që Shakira duhet t’i kishte paguar Agjencisë së Tatimeve për vitet 2012, 2013 dhe 2014 dhe gati 2.2 milionë euro shumën që duhet t’i paguante Agjencisë së Tatimeve të Katalonjës për trashëgiminë që kishte në ato vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu