Manchester United vazhdojnë të ruajnë interesimin për yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sanchos.
Siç raporton Mirror, ‘Djajtë e Kuq’ kanë gjetur një metodë për të joshur yllin e ri anglez për transferim në ‘Old Trafford’, duke i ofruar atij fanellën me numër 7.
Fanella me numër 7 te Manchester United është e një rëndësie të madhe, ajo në të kaluarën është veshur nga Cristiano Ronaldo, David Beckham dhe George Best.
Në anën tjetër, Dortmund i ka bërë me dije lojtarit se do të lejohet largimi i tij vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e mirë në afatin kalimtar të verës.
Përveç Dortmundit, interesim për Sanchon është duke shprehur edhe Chelsea.