Manchester Unitedi do të kërkojë të mbetet në binarë për top katërshe në Premierligë, me fitore eventuale sonte ndaj Sheffield United.
Unitedi është nikoqir i Sheffieldit në Old Trafford, në një ndeshje të javës së 31-të e cila zhvillohet me fillim në orën 19:00.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ngel pesë pikë prapa Chelseat, vendit të katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Unitedi është në një seri prej pesë ndeshjeve pa humbje në Premierligë, por çfarëdo lëshimi sot do të nënkuptonte hap mbrapa në përpjekje për ta arritur synimin.
