Aktakuzat/ Thaçi anulon takimin në SHBA, Grenell: E respektojmë

0
Gjigandi

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi sot se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara; shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Në momentin që lajmi është bërë publik presidenti i Kosovës ka qenë në avion për në Frankfurt ku më pas do të udhëtonte për në SHBA pasi kishte një takim në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Richard Grenell nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se Thaçi ka anuluar vizitën që ishte planifikuar.
Ai shkruan:
Presidenti i Kosovës na ka informuar se ka anulluar vizitën e tij që ishte planifikuar për në Washington, për shkak të njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ne e respektojmë vendimin e tij derisa çështjet juridike të pretendimeve të jenë zgjidhur.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu