Malisheva pa raste të reja me COVID-19

0
Gjigandi

Në ditët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk ka raste të reja të regjistruara me COVID-19 dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative. Kjo është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt ditor me shtabin komunal në Malishevë.

“Është mirë që situata është qetësuar përsëri në Malishevë, pas rasteve të fundit të regjistruara gjatë kësaj jave, por për ta ruajtur këtë qetësi dhe këtë siguri, ne të gjithë së bashku duhet të bëjmë kujdes të shtuar, duhet ti respektojmë të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Ta ruajmë distancën e duhur dhe të mbajmë maska mbrojtëse, të mos frekuentojmë vendet ku mund të ketë shumë persona, ti respektojmë të gjitha masat, pasi kjo është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga ky virus”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, që merret me menaxhimin e situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 81 persona të prekur, prej tyre 76 të shëruar, 3 raste janë aktive dhe 2 persona kanë vdekur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu