Karateisti kosovar Betim Maliqi ka shënuar suksesin më të madh deri më tani nga garuesit tanë në kampionatin botëror të karatesë për kadetë, juniorë dhe U-21, që po mbahet në Santiago të Kilit.
Karateisti ynë doli i pestë në grupmoshën e juniorëve (-68 kg) dhe arriti përmes repesazhit të hyjë në zonën e medaljeve.Pas tri fitoreve në repesazh, humbi luftën për medaljen e bronztë nga jordanezi Hasan Masaëeh.
Tek juniorët sukses arriti edhe Endrit Beka (-55 kg), që shënoi tri fitore, për të arritur deri në çerekfinale.Federata e Karatesë së Kosovës po paraqitet në botëror me 14 garues.
Sot garojnë grupmosha U-21.Në botëror drejtësinë po e ndajnë edhe tre gjyqtarët tanë, Ardian Muhadri, Besim Ilazi dhe Besart Vitia, te cilët ditë më parë u avancuan me licenca botërore.