Dieta që jep rezultate në 10 ditë, çfarë duhet të hani në tre faza të ndryshme

0
Gjigandi

Regjimet ushqimore dhe dietat janë ndër temat më të komentuara në ditët e sotme, për shkak të dëshirës për të qenë në formë.

Mes tyre një prej dietave më popullore e njohur si dieta e supermetabolizmit, është ideuar nga Haylie Pomroy, nutricoioniste amerikane dhe konsulente mirëqenie, e cila premton një fizik në formë brenda 10 ditëve dhe është ideuar në tre faza.

Faza e parë– Për të aktivizuar metabolizmin këshillohen fruta dhe perime. Në tre ditët e para karbohidratet mund të konsumohen në sasi të reduktuar, por duhen eliminuar bulmetrat dhe yndyra.

Faza e dytë– Faza e dytë, e cila zgjat katër ditë bazohet në proteinat e peshkut, të mishit të bardhë dhe te jeshillëqet. Edhe në këtë fazë duhen eliminuar bulmetrat, yndyra, drithërat, bishtajat, frutat dhe perimet, me përjashtim të kastravecit, domateve, specave, preshit, kërpudhat, patëllxhanët, brokoli dhe kungulli.

Faza e tretë– Në tre ditët e fundit, përdoren ushqime me yndyrë si vaji i ullirit, avokado, fara luledielli, susam dhe kungull portokalli.

RonaTyra

Ndër këshillat e autores është që të shmanget konsumi nga stresi, por të zgjidhet momenti i duhur edhe për konsumin e karbohidrateve dhe ëmbëlsirave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu