Maldini largohet nga Milani, nëse Rangnick emërohet trajner

0
12
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Pas lamtumirës së Zvonimir Boban, të shumtë ishin ata që parashikonin se radhën për t’u larguar nga Milani e kishte ish kapiteni legjendar Paolo Maldini, aktualisht në rolin e drejtuesit teknik të skuadrës.

Megjithatë mediat italiane konfirmojnë se Maldini ka vendosur të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe është treguar i hapur për të vijuar bashkëpunimin me klubin e vetëm të karrierës së tij futbollistike, por me një kusht thelbësor.

Bëhet fjalë për lirinë në vendimmarrje, të paktën për aq sa i takon rolit që ka në skuadër dhe në Milano janë të bindur që nëse në pankinën kuqezi do të ulet gjermani Ralf Rangnick, atëherë nuk do të ketë vend për Maldinin te Milani.

Kjo pasi tekniku gjerman është një njeri autoritar, që kërkon të ketë gjithçka nën kontroll dhe të vërë veton për çdo lojtar të afruar apo larguar, duke nxjerrë në plan të dytë rolin e drejtorit teknik, gjë që Maldini nuk ka ndërmend ta tolerojë.

Megjithatë ish kapiteni për momentin nuk ka preferuar të bëjë polemika dhe është përqendruar te puna për ekipin deri në fund të sezonit, ndërsa më pas nëse do të vijë Rangnick si trajner, pritet të njoftojë largimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu