Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku në rrugën “Aleksandër Goga” një makinë ka përfunduar duke u përplasur me hekurat parandalues në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:30, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Është makina ajo që ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme teksa ka mbetur në ajër nga hekurat.
Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por ngjarja po hetohet nga uniformat blu.
Lajmi i Fundit.al