“Virusi shpërndahet me ajrin”, reagon Et’hem Ruka, i kërkon shpjegim OBSH: Duhet ta marrë parasysh këtë rekomandim

0
Gjigandi

ehtësimi i masave të pandemisë, ka bërë që sheshet dhe dyqanet të mbushen me njerëz. Lidhur me këtë çështje, një reagim ka ardhur nga Prof. Dr. Et’hem Ruka. Ai ka shpërndarë një material që qarkullon në media, lidhur me zhvillimet më të fundit të qarkullimit të koronavirusit.

237 shkencëtarë me reputacion ndërkombëtar, thonë se virusi i Covid-19 mund të përhapet me anë të ajrit, në një largësi më shumë se 2 m.Thirrja që vjen ndaj OBSH-së është që të marrë parasysh këtë rekomandim, veçanërisht për mjediset e mbyllura.

Et’hem Ruka thotë se këto rekomandime të ardhura nga specialistët e fushës, duhet të na bëjnë më vigjilent, për tu mbrojtur në mjediset e mbyllura.

Statusi

“237 SHKENCETARE TE DEGJUAR NJOFTOJNE EKSPERTET E SHENDETIT PUBLIK NE BOTE SE VIRUSI I COVID-19 SHPERNDAHET ME AJRIN NE NJE LARGESI ME SHUME SE 2 METRA!

RonaTyra

237 shkencetare me reputacion nderkombetar thone se virusi i Covid-19 mund te perhapet me ane te ajrit ne nje largesi me shume se 2m.

Ata i kerkojne OBSH ta marre parasysh kete rekomandim vecanerisht per mjediset e mbyllura. Sipas tyre mjediset e brendshme publike duhet te aspirohen fuqimisht per te qarkulluar ajrin.

Koronavirusi si dhe viruset e tjere respiratore jane te pranishme ne pikezat mikroskopike me diameter deri ne 5 mikron qe dalin jashte me frymen e individit te infektuar.

Keto pikeza mund te qendrojne pezull me ore te tera dhe mund te thithen me frymemarrjen nga njerezit e shendetshem.

Keto rekomandime duhet te na nxitin per tu mbrojtur ne mjediset e mbyllura edhe pse mendojme se respektojme distancen fizike.” – shkruan Ruka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu