Lukaku merr frenat e merkatos, Interi bën bingo me 3 miqtë e tij!

0
Gjigandi

Sulmuesi Romelu Lukaku mund të ndikojë shumë te merkatoja e Interit në verë. La Gazzetta dello Sport bën me dije se shtatlarti po insiston që të sjellë tek italianıt 3 miq të tij nga kombëtarja e Belgjikës.

Emri i pari që është në krye të listës mbetet Dries Mertens. Futbollistit të Napolit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe mund të kalojë si futbollist i lirë në “San Siro”. Gjasat janë të mira, pasi e njeh kampionatin italian dhe nuk ka nevojë për përshtatje.

Lukaku mund të sjellë po si futbollistë të lirë Jan Vertomghem dhe Thomas Meunier. Mbrojtësi i Tottenhamit nuk ka rinovuar me “Spursat” dhe mund të kalojë në Serie A. Trajneri Antonio Conte ka nevojë për një qendërmbrojtës.

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së nuk ka pasur shumë hapësira në Paris. Ai nuk ka rinovuar dhe trajneri Thomas Tuchel nuk e do më në skuadër. Interi mund të bëjë bingo me afrimin e 3 lojtarëve me kosto zero.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu