Luis Suarez, ish-lojtari i Barcelonës dhe Interit, e ka këshilluar Lautaro Martinezin se është shumë më e dobishme për të të qëndrojë në Inter sesa t’i bashkohet Barçës. Suarez thotë se sikur të ishte në vend të Lautaros, nuk do të lëvizte vendi.
Barcelona ka shprehur dëshirë të madhe për ta sjellë sulmuesin argjentinas në Camp Nou, pas një forme mbresëlënës me Interin gjatë sezonit të fundit 2019/20.
Por Suarez beson se vendi më i duhur për Lautaron është Interi dhe se kalimi në Barcelonë do të ishte i ngutshëm duke e parë moshën e tij.
“Po të isha në vendin e tij, nuk do ta ndërroja ekipin. Marrja e vendimit për të qëndruar apo për t’u larguar është i vështirë, edhe pse kur Lionel Messi të dëshiron në ekip, është e lehtë të mendosh për të”, tha Suarez.
“Megjithatë, po flasim për një djalosh i cili është ende i ri dhe ka shumë kohë për të provuar sfida të reja në të ardhmen”, shtoi ai.
Kalimi në Barça, beson ai, do t’ia ngadalësonte zhvillimin Lautaros.
“Të jemi të sinqertë, në Spanjë ai do të kishte më pak rëndësi se në Inter. Do të doja ta këshilloja Lautaron: Qëndroj aty ku je”, theksoi ai.