Mesfushori i Lazios, Luis Alberto, ka konfirmuar se ai do të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2025 pas një sezoni që ai e konsideron si më të mirën e karrierës së tij.
Luis Alberto ka luajtur një rol kryesor në luftën për titull të skuadrës së tij këtë sezon, duke siguruar 13 asistime në 25 paraqitje në Serie A.
Pavarësisht se flitej për një rikthim në Sevilla, 27-vjeçari është gati të angazhojë të ardhmen e tij në Aquile.
“Ne po negociojmë dhe besoj se do të rinovoj deri në vitin 2025”, tha ai në Instagram.
“Ky është viti im më i mirë i karrierës time, unë e dua këtë ekip dhe jemi të frikshëm”.
“Nëse nuk do të kishte ndodhur ky kaos i koronavirusit, [rinovimi im] do të ishte nënshkruar tashmë. Do të qëndroj këtu deri në vitin 2025”, vazhdoi spanjolli.