Është duke u bërë rrënimi i objektit të vjetër të komunës së Podujevës. Por ajo çfarë shqetësoi qytetarët e kësaj ane është se përpos punimeve gjatë ditës, ato nuk u ndalën as natën.
Madje qytetarë të shumtë u shprehën të shqetësuar për këtë gjë, ku pluhuri dhe zhurma që po shkaktohej në rrugën ‘Ilir Konushefci’ ishte mjaftë shqetësuese për ta.
Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga kjo anë, e që duket jashtëzakonisht papastër.