Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk mendon se Liverpooli do të luaj ndeshjet e mbetura të Premier Ligës në stadiume neutrale, transmeton Insporti.
Premier Liga është duke shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të disa ndeshjeve të cilësuara si “të rrezikshme” në terene neutrale. Në këtë kategori hynë edhe ndeshjet e Liverpoolit.
“The Reds” janë vetëm gjashtë pikë larg titullit të parë në 30 vite në Premier Ligë.
“Ende nuk është vendosur një gjë e tillë. Po kam dëgjuar por mendoj se Premier Liga do të ndryshoj qëndrim dhe ne do të mund të luajmë në Anfield” – tha Klopp.
“Kemi fansat më të mirë në botë, ndaj fansat tanë janë edhe fansat më të mirë në shtëpi”.
“Nuk ka rëndësi shumë vendi, nuk më bëhet vonë shumë” – u shpreh ai.