‘OLD, BUT GOLD’ NGA ROLAND QAFOKU
Kishin kaluar 11 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Enver Hoxha kishte fituar shumë pushtet. Pasi la detyrën e kryeministrit, posti i vetëm si sekretar i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë i jepte shumë kohë të merrej ende me punët e luftës. Në dosjet e Partisë së Punës së Shqipërisë në Arkivin Qëndror të Shtetit ndodhet lista me 219 persona që u shpallën kriminelë të Luftës më 20 janar 1956. Të gjithë ishin larguar nga Shqipëria nëpër shtete të ndryshe të Botës dhe regjimi i Enver Hoxhës i kërkonte që ata të ktheheshin në atdhe. Kjo do të thoshte se nëse kjo do të ndodhte, që të gjithë do pushkatoheshin si tradhëtarë. Kanë qenë të shumta kërkesat e Hoxhës dërguar krerëve të shteteve ku ata ndodheshin, por fakt është që askush nuk iu përgjigj këtyre kërkesave.
Në këtë listë bie në sy që të gjithë shqiptarët kundërshtarë politikë të Hoxhës, mes tyre në të vërtetë ka edhe nga ata që bashkëpunuan me pushtuesit. Por ironia është se në këtë listë ka edhe nga ata që nuk kanë patur fare lidhje me luftën. Madje, që nuk kanë qenë fare në Shqipëri nga vitit 1939 deri në 1944. Rasti ekstrem është i Ahmet Zogut i cili ishte i pari në këtë listë. Mund të jetë normale që Zogun mund ta akuzonin për tradhëti pse u largua nga Shqipëria më 7 prill 1939, por fakti që njëkohësisht e akuzonin edhe për kriminel lufte, kjo është jashtë logjikës. Ndërkohë që ajo që bie shumë në sy në këtë listë është numri i madh i personave të përfshirë në të. Janë 219 persona, por të mos harrojmë se deri në këtë moment nga viti 1945 deri në 1956 një numër i madh ishin pushkatuar në Shqipëri me gjyqet speciale dhe një pjesë kishin ndërruar jetë për shkaqe natyrore dhe moshe. Një Shqipëri me 1 milionë banorë dhe 11 vjet pas luftës, shpallte 219 kriminelë lufte, ishte vërtetë një shifër shumë e lartë. Mjafton të kujtojmë se procesi gjyqësor më i madh, ai i Nurenbergut në Gjermani, dënoi vetëm 24 persona që ishin kupola e regjimit nazist. Një tjetër element që bie shumë në sy është shpërndarja e “kriminelëve të luftës”, mbi bazë qarku. Në vend të parë janë Shkodra dhe Gjirokastra me 37 persona secili. Dhe Hoxha e kishte justifikimin përse këto dy qarqe kishin numrin më të madh të kriminelëve. Së pari, Shkodra, atje ku kundërshtarët e komunistëve ishin më së shumti dhe Gjirokastra në vendlindjen e Hoxhës ku ai kishte hesape për të larë me ata që nuk i kishte dashur përgjatë jetës së vet. Në vend të tretë me një numër relativisht të lartë ishte Vlora me 34 persona, pikërisht aty ku mbështetja ndaj komunistëve dhe rezistenca ka qenë më e madhe. Më pas vjen Tirana me 24 persona, Korça me 22 persona, Kukësi me 19 persona, Elbasani me 12 persona, Dibra dhe Berati me 11 persona dhe Kruja me 1 person.
Pas Ahmet Zogut, një tjetër emër është Abaz Kupi që në listë është numri 2. Kupi ishte nga ata që drejtuan rezistencën më 7 prill në Durrës dhe më pas ishte një nga drejtuesit e “Konferencës së Pezës” por që pati kundërshti me drejtuesit e Partisë Komuniste. Më pas vijnë personaliteti i njohur Eqrem Bej Vlora, ish-deputeti Ali Këlcyra, ish-prefekti i Tiranës Qazim Mulleti e të tjerë. Për nga rëndësia e detyrave, në listë ishte mbreti Ahmet Zogu, 4 persona që më parë kishin qenë kryeministra si Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, Eqrem Libohova, Fiqiri Dine. Në listë ishin disa persona që më parë kishin qenë ministra. Mes tyre, Xhaferr Deva, Ernest Koliqi, Eqrem Bej Vlora, Kol Bib Mirakaj, Xhemil Dino, Ago Agaj, etj. Në listë janë përfshirë drejtuesit e policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë si Man Kukaleshi, Pandeli Papalilo, Xhelal Staravecka, Bajazit Boletini, djali i Isa Boletinit, Faik Quku, Hysen Selmani, Kadri Cakrani, Xhemal Aranitasi, Muharrem Bajraktari, etj. Në këtë listë ishin përfshirë edhe gazetarë dhe shkrimtarë si Xhevat Kallajxhiu, Isan Toptani, Tahir Kolgjini. Një tjetër emër i çuditshëm në listë është edhe Sadik Premtja, një nga anëtarët e mbledhjes së themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë por që më pas u cilësua si tradhëtar. Bie në sy që në listë nuk është Mehdi Frashëri, regjent në kohën e pushtimit gjerman por edhe kryeministër në kohën e Ahmet Zogut. Më poshtë po botojmë të plotë listën me 219 persona dhe qarqet nga ishin të cilësuar nga regjimi i Enver Hoxhës si kriminelë lufte.
LISTA E KRIMINELËVE TË LUFTËS
Ahmet Xhemal Zogu, Dibër
Abaz Hasan Kupi, Krujë
Azem Mustafa Shehu, Vlorë
Avdul Emin Kadiu, Korçë
Alo Muke Luarasi, Korçë
Asllan Zenel Cenaj, Kukës
Ali Hajdar Nivica, Gjirokastër
Ahmet Lahe Kuka, Gjirokastër
Ajdin Qazim Mato, Gjirokastër
Avdulla Murat Kaloshi, Dibër
Ali Kajmak Trubova, Berat
Adem Jonuz Shameti, Gjirokastër
Allaman Ismail Çupi, Dibër
Ago Shero Agaj, Vlorë
Azis Reshit Biçaku, Elbasan
Asim Shefqet Jakova, Shkodër
Ali Xhelal Këlcyra, Gjirokastër
Abaz Fejzo Ermenji, Berat
Bajrush Azem Kosova, Vlorë
Beqir Shaban Maloku, Tiranë
Bajçe Xhemal Turani, Korçë
Bardhok Shkurt Markaj, Kukës
Bajazit Isa Buletini, Tiranë
Ded Nikoll Gruga, Shkodër
Dod Bardhok Gjin, Shkodër
Ditar Ibrahim Kurtesi, Korçë
Dilaver Hasan Kacuqi, Gjirokastër
Demo Veli Tafani, Elbasan
Dilaver Dine Begu, Dibër
Dhimitër Miho, Maksakuli, Gjirokastër
Enver Mehmet Shaska, Vlorë
Enver Selman Dangëllija, Korçë
Emin Ali Goçellari, Korçë
Emin Dalip Lamçe, Elbasan
Eqrem Hysen Peshkëpia, Gjirokastër
Enver Halim Risilija, Vlorë
Eqrem Bej Vlora, Vlorë
Eqrem Bej Libohova, Gjirokastër
Ernest Shan Koliqi, Shkodër
Frrok Ndue Dushi, Shkodër
Ferit Beqir Sina, Dibër
Fiqiri Dine Begu, Dibër
Faik Shaqir Quku, Shkodër
Galip Xhemal Sojli, Tiranë
Gani Beg Kryeziu, Tiranë
Gjon Lulash Destanishta, Shkodër
Gjon Mark Jaku, Shkodër
Gjon Marka Çupi, Shkodër
Gjon Gjeto Vokrri, Kukës
Gjon Marka Ndoi, Kukës
Gjon Marka Gjoni, Shkodër
Hysen Osman Verçani, Elbasan
Hamza Asllan Drini, Dibër
Hasan Brahim Lepenica, Vlorë
Hazis Sako Hazizaj, Vlorë
Hysni Banush Pipa, Vlorë
Hetem Hamit Xhera, Korçë
Hasan Shahin Velçani, Korçë
Haki Shefik Shehu, Gjirokastër
Halil Selman Alla, Elbasan
Hafuz Selman Hasan, Dibër
Hiqmet Elmas Meço, Berat
Halim Ali Begeja, Tiranë
Hysen Halit Selmani, Dibër
Hasan Kadri Dosti, Gjirokastër
Hiqmet Sali Delvina, Gjiroakstër
Haki Rushit Shehu, Gjirokastër
Ismet Shuaip Hoxha, Vlorë
Izet Zenel Vrazhdo, Vlorë
Isan Abdi Toptani, Tiranë
Isuf Hasan Belishova, Vlorë
Isuf Maksut Baruti, Korçë
Islam Selim Dobra, Elbasan
Isak Selman Alla, Elbasan
Imer Sulejman Keqi, Durrës
Ismail Nebi Sefa, Berat
Ismail Shefqet Vërlaci, Elbasan
Irfan Allaman Ohri, Durrës
Isa Hazis Manastirliu, Berat
Irfan Rustem Goskova, Korçë
Isuf Muhamet Luzi, Vlorë
Jorgji Refail Ruço, Korçë
Jonus Hysen Ndreu, Dibër
Jahja Selman Mancaku, Durrës
Jonuz Shaban Çuli, Durrës
Kujtim Bektash Cakrani, Vlorë
Kadri Hysen Morina, Vlorë
Kol Ndue Frroku, Shkodër
Kol Prenda Doda, Shkodër
Kajo Maksut Tresova, Korçë
Kosta Harallamb Karajani, Gjirokastër
Kamber Selman Alla, Elbasan
Kalem Ibrahim Xhepaxhiu, Berat
Kadri Hajredin Cakrani, Vlorë
Kol Bib Mirakaj, Shkodër
Limos Vehip Runa, Gjiroakstër
Liman Liman Peposhi, Kukës
Lefter Vasil Guveli, Gjirokastër
Lutfi Muhamet Spahiu, Kukës
Llesh Marka Doda, Shkodër
Miftar Zenel Spahiu, Kukës
Mark Prel Marku, Shkodër
Banush Koroçka, Vlora
Meto Feta Kalliri, Vlorë
Mumbareq Murat Toptani, Tiranë
Marka Dod Gjini, Shkodër
Mark Frano Traboini, Shkodër
Mark Pashk Pëllumbaj, Shkdoër
Met Hasan Xherahi, Shkodër
Mustafa Ismail Doko, Korçë
Mark Bib Vokrri, Kukës
Mark Tunxh Myftari, Kukës
Mark Zef, Ndreca, Kukës
Muhedin Hajdar Nivica, Gjirokastër
Musa Rexho Hasani, Gjirokastër
Mehmet Kareman Luzaj, Gjirokastër
Muhamet Hysen Poli, Gjirokastër
Mustafa Mehmet Merlika, Tiranë
Muharem Nezir Bajraktari, Kukës
Mehmet Haki Alltuni, Durrës
Mehmet Alem Alemi, Vlorë
Mato Murat Miftaraj, Gjirokastër
Muhadin Osman Haxhiu, Vlorë
Neshat Tefik Kolonja, Gjirokastër
Ndue Mark Lala, Tiranë
Nikoll Dod Prenga, Shkodër
Ndue Jak Zefi, Shkodër
Ndue Jak Bajraktari, Shkodër
Ndue Marka Bajraktari, Shkodër
Ndue Lush Martini, Shkodër
Ndue Gjon Gega, Shkodër
Ndrec Ndue Tuçi, Shkodër
Nexho Dule Beleri, Gjirokastër
Nik Sokol Çuni, Kukës
Nikoll Mark Gjon Markaj, Shkodër
Ndue Pjetër Gjon Markaj, Shkodër
Nesti Josif Kopali, Vlorë
Nuredin Bej Vlora, Vlorë
Nuri Isuf Dino, Gjirokastër
Osman Ali Velja, Durrës
Pandeli Stefan Papalilo, Korçë
Pal Mark Lala, Tiranë
Pjetër Kol Preçi, Shkodër
Prend Ndue Kaziu, Shkodër
Preng Frok Previzi, Tiranë
Pal Bib Mirakaj, Shkodër
Pandelejmon Kristo Kotoko, Korçë
Qemal Mustafa Siqeca, Vlorë
Qazim Azem Çakërri, Vlorë
Qazim Neki Libohova, Durrës
Qazim Reshit Mulleti, Tiranë
Qani Emin Lesko, Gjirokastër
Qazim Zalo Prodani, Korçë
Reis Shero Agaj, Vlorë
Ramis Faslli Gjilani, Vlorë
Ramis Mehmet Hoxha, Tiranë
Ramadan Ismail Koçaj, Shkodër
Rexhep Muslli Krasniqi, Kukës
Ruhi Vehip Runa, Gjirokastër
Rexhep Mahmut Mitrovica, Tiranë
Reshat Dervish Biçaku, Elbasan
Rauf Haredin Fratari, Vlorë
Rexhep Refat Beqiri, (Dervish Rexhepi) Gjirokastër
Skënder Muço Metohu, Vlorë
Sul Ramadan Zdrava, Berat
Sulo Banush Pipa, Vlorë
Syrja Shefik Shehu, Gjirokastër
Safa Bej Vlora, Vlorë
Sabaudin Shefqet Haxhiu, Gjirokastër
Selman Hysen Kukaleshi, Tiranë
Seit Qazim Demneri, Tiranë
Selaudin Hysen Sula, Tiranë
Selman Banush Zhurka, Korçë
Sami Caushaj, Gjirokastër
Stavro Kristo Kokali, Gjirokastër
Subi Idris Topulli, Berat
Sait Be Kryeziu, Tiranë
Sadik Fiçor Premte, Vlorë
Shaban Feta Peshtani, Vlorë
Shaip Skëndo Sadikaj, Vlorë
Shyqyri Dervish Biçaku, Elbasan
Tajar Mehmet Shaska, Vlorë
Tahir Shaban Zajmi, Kukës
Tahir Hajdar Vata, Kukës
Turan Vesel Aliko, Gjirokastër
Teki Isuf Xhindi, Berat
Tahir Avdulla Hoxha, Kukës
Tahir Ali Kolgjini, Kukës
Theodhor Nikolla Stamati, Tiranë
Theodhor Rafail Ruço, Korçë
Thimjo Vasil Loli, Gjirokastër
Vasil Dhimitër Alarupi, Korçë
Vehbi Mehdi Frashëri, Tiranë
Valedin Bilbil Çapaj, Vlorë
Vat Mal Pëllumbaj, Shkodër
Vaip Xhemal Runa, Gjirokastër
Xhevat Galip Kallajxhiu, Gjirokastër
Xhemil Hysen Dino, Gjirokastër
Xhaferr Zenel Meçe, Korçë
Xhemil Meço Rapaj, Vlorë
Xhelal Sulçe Beg Bushati, Shkodër
Xhem Sadri Byberaj, Kukës
Xhemal Ibrahim Asllani, Gjirokastër
Xhelal Dervish Mitrovica, Tiranë
Xhaferr Ibrahim Deva, Tiranë
Xhevdet Hajdar Blloshmi, Elbasan
Xhemal Brahim Aranitasi, Vlorë
Xhelal Hysni Staravecka, Berat
Xheladin Trenova, Korçë
Xhelal Xhemal Zogolli, Dibër
Ymer Jakup Çakallozi, Berat
Zef Zog Zogu, Shkodër
Zef Marka Gjoka, Kukës
Zeqir Jashar Hoshi, Tiranë
Zyher Mahmut Hasanaj, Tiranë
Zef Marka Çupi, Shkodër
Zef Preng Gjoka, Shkodër
Zenel Sali Kellolli, Korçë
Zef Shuk Sereqi, Shkodër
Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Enver Hoxha
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*