Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke u fokusuar kryesisht në promovimin e jetës së shëndetshme fizike.
Duke qenë tejet e dhënë pas palestrës, Linda i ka të shpeshta fotografitë provokuese që publikon për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Foto: Lindita/Instagram
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive në bikini.
Ajo është duke shijuar motin e ngrohtë të Atlantas në Georgia të Amerikës, duke kaluar kohë në pishina dhe marrë rrezet e diellit.
Foto: Lindita/Instagram
Linda ka treguar gjithmonë se është një “fanatike” e palestrës dhe si e tillë ka arritur të ndërtojë një trup plot muskuj, të lakmueshëm nga çdo femër.
Duke marrë parasysh rezultatet drastike që arriti të ketë në trupin e saj, këngëtarja e hitit “Pa t’pa” i ka të shpeshta paraqitjet e ekspozuara në rrjetet sociale.
/abc24.al/
Foto: Lindita/Instagram
Foto: Lindita/Instagram